Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Reforma në drejtësi, PD mbledh firmat për t’a ankimuar në Gjykatë

Nga Ejona 0

 

Partia Demokratike ka bërë gati padinë dhe ka mbledhur firmat për të ankimuar në Gjykatë Kushtetuese, ligjin për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ligji duhet të shkojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese si dhe është marrë  gjithashtu vendimi i unifikuar për të mbledhur firmat për referendum kundër ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Në përfundim të mbledhjes kreu i opozitës deklaroi për mediat se opozita do të jetë në mbështetje të protestës së shoqërisë civile, të thirrur të shtunën në orën 11:00. Basha tha se do të përdor çdo mjet kundër këtij ligji, i cili në vlerësimin e tij ka ardhur si pasojë e lobimit të mafias.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej