Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Reforma në drejtësi/ Manjani: Nuk ka forcë që e kthen mbrapa

Nga Ejona 0

Vettingu do të ndodhë dhe nuk ka forcë që e kthen mbrapa

Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në takimin e shoqatës së avokatëve penalist “Toga e artë”. Manjani ka shtuar se gjykatësit apo prokurorët që përpiqen të shtyjnë pa shkak procedura hetimore apo gjyqësore nuk do ta kenë të lehtë në vetting, madje do të jenë në rrethana rënduese.

Në mbështetje të ministrit ishin dhe vetë avokatët të cilët bënë thirrje që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë sa me parë ligjin e ankimuar. Sakaq ish-ministri Arben Malaj shtoi se kjo reformë nuk duhet të shihet si reformë emrash.

Manjani: Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gjyqtari dhe prokurori të Republikës së Shqipërisë, se i kanë një borxh kushtetues çdo qytetari që paraqitet në derën e gjyqit apo në sallën e hetimit në prokurori, që të hetohet dhe gjykohet shpejt. Alibia e vetting-ut nuk pranohet! Vettingu do të ndodhë dhe nuk ka forcë që e kthen mbrapa! Gjykatësit apo prokurorët mund të kenë në dorë ta shtyjnë edhe pak por do të ndodhi, është e pashmangshme! Nuk e di se sa të korruptuar apo të dyshuar për korrupsion ka sistemi, por intersi publik i shoqërisë shqiptare sot është që të kuptojë se kush e kalon këtë test duhet të vazhdojë të jetë i merituar si gjyqtar apo prokuror. Kush vonon gjyqin, kush shtyn pa shkak procedura hetimore apo gjyqësore, nuk do ta ketë të lehtë në vetting, madje do të jetë në rrethana rënduese.

Vishaj: Do mbështesim jo vetëm reformën, por i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese që sa më shpejt të kalojë dhe të miratojë ligjin për Vetting.

Malaj: Reforma është e domosdoshme për të gjithë ne, por duhet të dalë nga perceptim që është më shumë reformës emrash  sesa strukturore.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>