Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Reçel Fiku

Nga Skenderi 0

Marrim tenxheren ku do të përgatisim reçelin dhe shtrojmë një shtresë fiq (gjysmën e sasisë) dhe sipër shtrojmë gjysmën e sasisë së sheqerit, po kështu veprojmë dhe me pjesën tjetër të këtyre përbërësve.

I lëmë kështu mënjanë në tenxhere për 3 orë. I shtojmë ujin dhe e lëmë të ziejë ngadalë në zjarr të butë.

Pasi merr valë e lëmë të ziejë për 10 minuta. E fikim zjarrin dhe e lëmë të qëndrojë 30 min me kapak të mbyllur.

Ky proçes përsëritet 3 deri në 4 herë dhe herë pas here provojmë në një pjatë nëse lëngu i reçelit ka arritur trashësinë e duhur.

Si ta kuptojmë nëse lëngu ka arritur trashësinë e duhur?

Marrim një pjatë të sheshtë dhe pikojmë lëngun me majën e një luge, lëngu duhet ta ruajë formën për pak sekonda, të mos lëshohet menjëherë.

Kur arrin këtë fazë, fikim zjarrin dhe shtojmë lëngun e limonit i cili pengon sheqerizimin e lëngut të reçelit me kalimin e kohës.

E lëmë të ftohet në tenxhere dhe më pas e ruajmë në enë qelqi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej