Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Real Madrid fiton 6-1 ndaj Betis/ Atletico Madrid shkatërron 7-1 Granadën

Nga Klodiana 0

Pas tri barazimesh radhazi, Reali i Madridit rikthehet te fitorja. Skuadra e Zinedin Zidanit shkatërroi 6-1 Betisin në transfertë, në javën e tetë të la Ligës.

Rafael Varane i mjaftuan vetëm katër minuta për të realizuar golin e parë, ndërsa më pas realizuan me radhë Benzema (31’), Marselo (39’) dhe Isko (45’).

Rradhën e golave e vazhdon Isco (62’). Festës nuk mund t’i mungonte as Cristiano Ronaldo, i cili vulosi rezultatin në minutën e 78-të.

Në javën e tetë të La Ligës, Atletiko Madrid mposht 7-1 në shtëpi Granadën e vendit të fundit.

Në “Vilsente Kalderon” ishin miqtë ata që befasuan duke gjetur avantazhin në minutën e 17-të me Isak Kuenkën, sulmuesin e dalë nga shkolla e Barcelonës. Karraskos përmbysi gjithçka në favor të bardhekuqve ne  dygolëshin e tij.

Sërish sulmuesi belg thelloi epërsinë e Atletikos në të 61-n, ndërsa goleadën e plotësuan dopieta e Nikolas Gaitanit (64’, 81’) dhe golat e Angel Korreas (85’) e Tiagos tri minuta para fundit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej