Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Real Madrid i bashkohet Juventusit në finale të Champion League (film)

Nga Klodiana 0

Real Madrid do të luajë kundër Juventus në finalen e Champions League, më 3 qershor, në Cardiff.

Madrilenët edhe pse humbën ndeshjen me rezultatin 2-1 në derbi ndaj Atletico Madrid, “Los Blancos” kanë arritur të kualifikohen në finalen e Champions me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Ndeshja e fundit gjysëmfinale në stadiumin “Vicente Calderon” nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Atletico Madrid. Saul Niguez shënoi golin e avantazh për ekipin e Diego Simeone, pas 12 minutash lojë, Antonie Griezmann shënoi golin e dytë me penallti, pas faullit që Raphael Varane shkaktoi ndaj Fernando Torres.

Por ëndrrat e tyre u shuan tre minuta para fundit të pjesës së parë, kur Real Madrid shënoi për të 61-n ndeshje me një gol të shënuar nga Isco.

Skuadra e Zinedine Zidane synon të bëhet e para në histori që e fiton këtë veprimtari, dy herë radhazi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej