Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Reagon Shkupi zyrtar, pas deklaratës së Kongresmenit Rohrabacher për ndarje të Maqedonisë

Nga Media 0

Ministria e Jashtme e  Maqedonisë  kërkoi sot qëndrim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për deklaratat e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher në intervistën e “Vizion Plus” nga Tirana. Maqedonia kërkoi shpjegime përmes ambasadës së saj në Uashington, për deklaratën e kongresmenit ku thekson se Maqedonia nuk është shtet dhe sygjeron ndarjen e Maqedonisë.

Kongresmeni Dana Rohrabacher, është anëtar i Komitetit për politikë të jashtme dhe kryetar i Nënkomitetit për çështjet evropiane. “Qëndrimet e tij të shprehura shkaktojnë shqetësim të madh rreth Maqedonisë dhe rajonit. Të njejtat nxisin edhe retorikë nacionaliste tek fqinjët, duke na kthyer në të kaluarën.”, thuhet në reagimin e MPJ.

Nga kjo ministri kërkohet që Departamenti i Shtetit në mënyrë të duhur të shmang çdo dilemë rreth qëndrimeve të shprehura dhe të shprehë afirmimin e politikave të saj për Maqedoninë dhe Ballkanin. (INA)

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej