Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Reagon Kozeta Mesiti, nënkryetarja e shkarkuar nga Lali Eri: Jam qytetare e lirë, nuk futem në kuadratin e regjimit

Nga admin 0

Pas shkarkimit hakmarrës prej lalit ka reaguar ish-nënkryetarja e Bashkisë, Kozeta Mesiti, e cila nuk pranoi të rreshtohet në kuadrat me regjimin.

Ajo nuk u fsheh pas gishtit, por pranoi që jo vetëm mori pjesë në në protestën e 16 shkurtit të opozitës, ndërsa shpalosi të drejtën e saj themelore si qytetare e lirë të demonstrojë.

“Jam krenare që kam perfaqesuar PDIU si nënkryetare e Bashkisë Tiranë, në këto muaj.

Askush nuk mund të më ndalojë si qytetare e lirë, në ditë pushimi, t’i bashkohem qindra mijëra shqiptarëve që protestuan kundër qeverisë, skamjes, zbrazjes së vendit nga rinia dhe gjithçka tjetër që rëndon çdo ditë e më shumë jetën e qytetareve. Personalisht, ndjehem e nderuar që isha pjesë e asaj proteste madhështore si shprehja më e mirë e qytetarisë për të reaguar dhe mos u nënshtruar.”, ka qenë reagimi i Mesitit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej