Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Rasim Bebo, njeriu që ju kushtua Çështjes Çame

Nga admin 0

Nga Arben Llalla

Më 12 dhjetor 2017, ndërroi jetë, në moshën 91 vjeçare historiani i shquar Rasim Bebo, autor i një sërë librash historik si:“Dodona”, “Zeusi”, “Artikuj dhe ngjarje – 2 pjesë”, “Shqipëria në gjurmët e kohës”, “Histori me shkronja gjaku”,”Amerika me rrënjë shqiptare”, romani autentik “Shala e kalit të jetës”, si dhe i disa dhjetëra artikujve historiko-problematik në organet e shtypit dhe në faqet e internetit.

  

Rasim Bebo lindi më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë. Gjatë luftë së Dytë Botërore Rasim Bebo u rreshtua në ushtrinë partizane greke EAM-ELAS dhe më tej në Batalionin “Çamëria”.

Në qershor të vitit 1944 ushtria greke EDES e drejtuar nga Zerva kreu gjenocid mbi popullsinë shqiptare në Çamëri, nga i cili nuk shpëtoi as familja e Rasim Bebos. Kështu, Rasimi me ata pak të afërt që shpëtuan të gjallë erdhën refugjatë në Shqipëri duke lënë pas shtëpinë, tokat dhe varret e të parëve.

Pas ardhjes në Shqipëri Rasim Bebo përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Me ardhjen e demokracisë Rasim Bebo iu përkushtua Çështjes Çame duke dhënë një kontribut të shquar, pas rrëmujave të vitit 1997, ai bashkë me familjen u larguan për në SHBA dhe u vendos në Çikago.

Pata fatin që dhjetë viteve të fundit të jetës së tij të kem një bashkëpunim të ngushtë me të për Çështjen madhore Çame. Vdekja e Rasim Bebos është një humbje e dëshmitarëve të gjallë, të cilët ishin partizanë në ushtrinë greke EAM-ELAS për çlirimin e Greqisë, por pas çlirimit këta shqiptarë u masakruan dhe u përzunë për mos u kthyer më në vatrat e tyre.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej