Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

BE raport urgjent për kanabisin në Shqipëri, shifra alarmante të kultivimit dhe trafikimit

Nga Media 0

Shqipëria e pushtuar nga droga/ Komisioneri Johanes Hahn i ka kërkuar ambasadores Romana Vllahutin një raport të detajuar për atë çfarë po ndodh në Shqipëri me kultivimin dhe trafikimin e cannabis-it. Të dhënat do të përfshihen në raportin e Brukselit për Shqipërinë, i cili miratohet në fund të muajit tetor 

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin, ka marrë pak ditë më parë një kërkesë nga komisioneri Johanes Hahn, ku kërkohet një raport i detajuar për situatën me cannabis-in në Shqipëri. Ambasadorja e delegacionit të BE-së, ka ngritur menjëherë një grup pune për mbledhjen e të dhënave nga terreni, si dhe nga institucionet përgjegjëse shqiptare, për të avioni-i-divjakeshartuar një situatë sa më afër realitetit.  Burime nga BE  thanë për 27.al se raporti është drejt përfundimit dhe se atje ka shifra alarmante të sasisë së drogës që kultivohet dhe trafikohet nga mafia shqiptare. Në raport janë përfshirë edhe perceptimet e krijuara nga akuzat e opozitës dhe mediave, sipas të cilave, thuajse të gjitha malet e Shqipërisë janë mbuluar me cannabis.

Divjaka dhe një histori me avionët e rrëzuar të drogës

Në verën e  vitit 2014, kur qeveria po mbushte një vit në qeverisje, opozita nisi një aksion akzuash ndaj Ramës dhe ministrave të tij si të përfshirë në trafik droge që kryhej me avionë. Ishte maji i atij viti, pra 2014, kur Rama po tallej me akuzat e Berishës, sipas të cilit trafiku i drogës po kryhej me avionë dhe për këtë kishte dijeni Rama dhe ministrat e tij. Ja si tallej Rama në një prej seancave ku opozita akuzonte Ramën për trafikun e drogës me avionë.

Nuk besoj të ketë opozitë në botë që të jetë kaq qesharake sa t’i trajtojë çështjet si gjëagjëzë. Arrin në pikën sa jo vetëm mushkonjat t’i bësh avionë që ulen e ngrihen në Divjakë, por edhe avionët t’i ulësh në Levan-Tepelenë, ku edhe mushkat do thyenin këmbët e jo më rrotat e avionëve, për të marrë drogën. Doktorit i shkojnë sms çdo natë se janë avionë që ulen në Divjakë, nuk janë avionë. Janë mushkonja që nuk i gjëmon më njeri prej 20 vitesh. Dhe kështu do mbarojë dhe historia e drogës dhe e bazës ushtarake dhe historia e avionëve që u bënë mushkonjë, dhe historia e pickimeve që pastaj vini këtu në Kuvend e pickoni opinionin publik“, kështu i përgjigjej Rama Berishës.

avioni-akerniPor, ajo që ndodhi ishte befasuese. Pak javë pas këtij debati në Kuvend, një “mushkonjë” me plot  460 kg lëndë narkotike, u rrëzua në plazhin e  Divjakës. Ishte një avion i drejtuar nga një pilot Italian, Giorgio Riformato, i cili ishte ngakruar me drogë, por për shkak të një defekti u rrëzua dhe mbeti aty si një provë e paevitueshme për të detyruar policinë të shkojë ta kapë. Gallata e kryeministrit me mushkonjat e drogës dhe nënqeshjet ironike të ministrave të tij ngrinë për pak kohë. Opozita vërtetoi akuzat, por vetëm kaq, nuk mundi të ndërmarrë aksion më të thelluar, i cili të ndikonte në ndalimin e këtij trafiku të drogës me avionë që shëtisnin lirshëm nëpër qiellin e  Shqipërisë. Pak kohë më vonë, në janar të vitit 2015, piloti i forcave të armatosura, major Sokol Feka, u rrëzua bashkë me helikopterin që drejtonte ku u gjetën rreth një ton drogë. Tjetër rast i avionëve të drogës është ai i gushtit 2015, ku policia italiane arrestoi grupin kriminal të përbërë nga një grup shqiptarësh të përfshirë në trafigun e drogës me avion. Avioni drejtohej nga shtetasi Vilson Lamaj, i cili ishte nisur nga Italia me destinacion vendin tonë duke u ulur në orën 07 e 2 minuta në një zonë pa sokol-fekashumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj pranë Sevasterit në Vlorë, ku edhe kanë ngarkur një sasi 120 kg mariuanë. Në mars të vitin 2015 një tjetër rast i trafikimit të drogës me avion u konfirmua në fshatin Akern në Vlorë.

Avion droge në Torino, Itali, në shtator të 2015. U arrestuan Vladimir Kolaj së bashku me bashkëshorten e tij rumune Ornela Miri. Pak kohë më vonë një grup shqiptarësh u arrestuan në Kolumbi, pasi ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku u kapën 8 tonë kokainë sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Kolumbi.

Pak ditë më parë, më 15 shtator, një tjetër avion droge u rrëzua në Ishëm të Durrësit. Avioni drejtohej nga piloti italian, Guido Andrea Guidi. Nga hetimet e deritanishme rezulton se avioni do të trasportonte 240 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Në vendin, ku u gjend avioni i rrëzuar ishte krijur një pistë posaçërisht për uljen e avionëve të drogës. gudio-andrea-guidi

Të gjitha rastet e kapjes së drogës me avionë nga policia shqiptare, kanë ndodhur pasi avionët janë rrëzuar. Duket më shumë si një rënie aksidentale në duart e policisë. Gjithkujt i lind e drejta të aludojë se mund të ketë raste të shumta, kur avionë të tjerë droge, të kenë fluturuar në qiellin e Shqipërisë që nuk kanë pësuar defekt e për pasojë i kanë shpëtuar policisë.

Në raportin e BE-së përfshihen rastet e mësipërme, bashkë me situatën aktuale të kultivimit të cannabis-in, thuajse në të gjitha malet e Shqipërisë. Ndërkohë që situata me cannabis-in në Shqipëri, pritet të jetë pjesë e rëndësishme e kritikave të Brukselit, në raportin për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet brenda muajit tetor dhe pritet të bëhet publik më 4 nëntor.

cannabis

cannabis_sativa_indica_03

kanabis-1_0

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej