Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rama zbulon shifrën: Ja sa shpërblim do marrin pensionistët për festat e fundvitit

Nga Klodiana 0

Në një deklaratë për mediat Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot shifrën e shpërblimit që do të marrin rreth 643 mijë pensionistë në vendin tonë, me rastin e festave të fundvitit.

Rama: “Është me rëndësi të veçantë këtë vit edhe në funksion të shprehjes së mirënjohjes se edhe njerëzit në nevoje i kanë dhënë mbështetje reformave dhe në vazhdimësi janë përballur natyrisht më shumë se të tjerët më kostot e tyre. Është një paketë solidaritet që shkoj në të njëjtën linjë me rritje e konsiderueshme të pagave dhe me një rritje edhe pse jo të mjaftueshme të pensioneve, duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm. Nga 1 marsi. Me vetëdijen se me patjetër duhet që në kushtet kur reformat po japin rezultate e para, duhet të bëhet më shumën se asnjëherë më parë për pensionistët në radhë të parë, për të cilët qeveria do vërë në dispozicion fondin më të madh të 25 viteve. Duke u dhënë çdo njërit prej 643 mijë pensionistë, 60 mijë lekë të vjetra, që është në historikun e kësaj procedure tradicionale edhe shifra më e lartë, dhe thuajse e barabartë.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej