Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: Virgjëreshat që sot bëjnë moral, rrihnin e plagosnin gazetarë

Nga Ejona 0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të raportit për lirinë e medias në vend nga organizata botërore “Reporterët pa kufij”.

Rama shprehet se me këtë qeveri nuk ka media të shantazhuar e liri të mohuar, ndërsa i quan “virgjëresha” ata që rrihnin plagosnin gazetarë e sot bëjnë moral.

“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama teksa publikon edhe një renditje të Shqipërisë për lirinë e medias nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Nga kjo renditje shihet se Shqipëria në vitin 2017 është në vendin e 76-të ndërsa sivjet rradhitet në vendin e 82-të.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej