Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Rama: Vetting-u nuk është për mua, as për Donald Lu-në dhe as për Llallën

Nga Skenderi 0

Kryeminstri Edi Rama foli sot për reformën në drejtësi dhe në mënyrë indirekte edhe për akuzat që u bënë pak ditë më parë mes ambasadorit amerikan në Tiranë  Donald Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adratik Llalla.

I pranishëm në takimin me përfituesit e skemës lehtësuese nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, Rama tha se vetting-u nuk është as për të, as për ambasadorin e Donald Lu, madje as për kryeprokurorin Llalla, por në funksion të reformës në drejtësi për të çliruar vendin nga të korruptuarit.

 “Është një reformë thelbësore që kalon përmes Vetting-ut. Vetting-u nuk është as për mua as për ambasadorin amerikan, as për prokurorin e përgjithshëm, as për dikë tjetër, është për njerëzit e zakonshëm që më në fund të çlirohen nga kthetrat e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që i morën frymën këtij populli për 25 vjet”, tha Rama.

Më tej Rama tha:” Reforma në drejtësi nuk është për ne, është për ju. Drejtësia e re nuk na duhet thjesht për disa pushtetarë të korruptuar që duhet të marrin ndëshkim, por na duhet për çdo qytetar që tek dera e gjykatës duhet të marë drejtësinë që i takon dhe jo të hajë çekiçin kokës se nuk kishte para të paguante drejtësinë dhe dikush tjetër ia bleu”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>