Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama vendos shqiponjën me yll në Facebook, komentuesi: Të na rrojë partia

Nga Skenderi 0

Fotoja e kopertinës e vendosur nga kryeministi Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook për festat e 28-29 nëntorit nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij virtual. Ja se çfarë shkruaj ata për këtë fakt dhe se si i përgjigjet Kryeministri.

Komentuesi: Çësht ai Yll ne mes! Komunistat preferojn Yllin. hihihihi hahahaha :p

Edi Rama: Ai ylli eshte shenja e atyre qe dhane jeten qe edhe ti Ermir te besh hihihihi hahahaha si njeri i lire ne vendin tend, ndersa ajo shqiponja eshte shkaba dykrenare e flamurit te pavaresise dhe 28 nentori eshte data e ngritjes se atij flamuri, kurse 29 nentori eshte data e çlirimit te ketij vendi! Dhe e gjitha eshte nje kartoline e bere me dore, per t’u uruar thjesht keto dy festa te medha kombetare, te gjithe miqve te ketij rrjeti, pa dallim feje, krahine e ideje:-)

Keshtu qe bej hihihihi hahahaha sa te kesh qejf, po mos i ngaterro as shqiponjen e atyre qe sollen pavaresine dhe as yllin e atyre qe u vrane per lirine tende, me askend e me asgje qe ne kohe te zymta i beri edhe shqiponjen edhe yllin, simbole te dhunes ideologjike kunder lirise se njerezve te ketij vendi…

Ndërsa një tjetër komentues i shkruan: Mbas bunkerit duhej dhe nje ylle! Gezuar festen shoku Rama. Tna rroj partia…

Kryeministri i përgjigjet: Soni, kjo bukuria qe i paske pervetesuar foton per profilin tend ka thene: Ne te gjithe jemi yje dhe meritojme te llamburisim😀Gezuar eshte ty festat zonja Soni👍

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>