Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: Universitetin e mbajnë peng Mark Markët e Kadri Qorrat

Nga Media 0

Kryeministri Edi Rama tha se një grup studentësh dhe pedagogësh po i mbajnë peng dhe po i rrezikojnë të humbin vitin arsimor.

Rama u tha studentëve se nuk ishte faji i qeverisë për situatën por pedagogët që e kanë kthyer universitetin në një sistem pengmarrjeje dhe madje u shpreh i gatshëm që të jetë ai në ballë të protestës.

“E pabesueshme. Ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh është kërcënim i drejtëpërdrejtë për të humbur vitin. Ju të pranoni që një grusht njerëzish dhe një grusht pedagogësh tju kërcënojnë dhe tju thonë se jeni tradhëtar e të mos mblidheni bashkë për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera për të shkuar në shtëpi të rekotrit dhe për ti thënë dil jashtë”

“Nëse kërkoni e kërkoni në derën e gabuar.. nuk shkojmë dot në universitet të fusim policinë nëse nuk e kërkon rektori..  rektori  me se merret? Unë vij me ju doni të vij dhe unë të hapim derën.. Po të rrini tek dera, e jo të thonë por ama.. ne na thonë ju jeni të freshit ju jeni kundër.  Më vjen keq ju shoh si fëmijët e mi por e kam të pamundur tju ndihmoj sepse autonomia është kthyer në një sistem pengmarrje nga Mark Markët dhe Kadri Qorrat..”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej