Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama tek pullë/ Erjon Braçe për Baton Haxhiun: Ti tip, mbron okigarkët që na helmojnë me miell serb

Nga 27-shi 0

Për herë të parë, ndër betejat që i nis personalisht dhe për arsye të errëta, për të cilat nuk jep llogari kurrkund, në këtë për Gent Cakajn ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama ka ngelur vetëm. Askush nga politikanët e lartë të Partisë Socialiste, ndryshe si ka ndodhur më herët me Fatmir Xhafajn apo Sandër Lleshin, nuk i ka dalë në mbrojtje publikisht Edi Ramës. Edhe ata analistë e media që janë të deklaruar në shërbim të tij, kësaj here janë treguar të kujdesshëm; ose nuk janë shprehur fare, ose nuk kanë përkrahur zgjedhjen e dyshimtë të Ramës; ose kanë shkruar artikuj apo lëshuar deklarata, “as mish as peshk”.

I vetmi “tip” media që ka rrëmbyer shpatën dhe i ka vënë gjoksin Gent Cakajt dhe vendimit të kryeministrit Rama është Baton Haxhiu, i cili çuditërisht ndryshe nga Kosova prej nga vjen këtu në Tiranë ka gjetur një oaz të vërtet mediatik për të shpalosur idetë e tija përçarëse dhe madje deri anti-shqiptare.

Por, në këto ditë të nxehta politike surprizë ka qenë qëndrimi i Erion Braçes i sapo zgjedhur zëvendëskryeministër në qeverinë Rama. Braçe në një koment të dikurshëm në facebook zbulon një të vërtetë të madhe për Baton Haxhiun; që punokërka dhe ka interesa me oligarkët serb të miellit.

“Ky tipi ta hajë vetë atë miell apo atë bukë me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Europë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell më të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli më të varfër se kaq? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çfarë lidhje ka?”, komenton Braçe.

Image

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej