Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Rama: Të shkrihen drejtoritë e Bujqësisë dhe të zëvendësohen me zyra informimi

Nga Klodiana 0

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për shkrirjen e drejtorive të bujqësisë në vend pasi siç ai thotë është e domosdoshme që të njerëzit të informohen dhe pajisen me dije.

Rama tha se në strukturat shtetërore informimi nuk funksionon, ndërsa ju bëri thirrje studentëve të mësojnë sa më shumë në fushën e bujqësisë.

“Duhet të largohet kjo ide se kush merret me tokën e kush merret me përpjekjen për të jetuar përmes tokës thjeshtë mbush barkun me bukë. Kur unë vizitoj ndonjë shtëpi në fshat që e publikoj në Facebook-un tim, më thonë komentuesit: I le pa bukë. Nuk ka fermer të varfër në Europë. Është biznes si gjithë të tjerët. Ne jemi në një fazë që po shkojmë drejt kësaj por jemi ende larg kësaj. Siç është biznes është edhe dije. Është një profesion që mund të fitoni shumë më shumë se sa thjeshtë një rrogë shteti. Duhet të shfrytëzoni dijen dhe pasionin tuaj në funksion të një procesi që të çoni paratë që kemi programuar për bujqësinë në duart e fermerëve.

Franca e Gjermania nuk janë më të përparauara se kanë më shumë, por se dinë më shumë. Vendet që kanë nevojë për më shumë, marrin më pak, jo se janë më të dobëta por se dinë më pak. Ne duam të rrisim kapacitetin e dijes në këtë moment. T’i themi fermerëve që ja ku i keni fondet dhe hajde merrini. Po nuk i marrin dot pa u informuar. Unë kam qenë dhe jam i paduruar që të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi që janë pranë fermerëve,” tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej