Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Rama takim me ambasadorët: Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh, do ju mungojë kur të largoheni

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Tiranë me rastin e fundvitit.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria është vend që nuk të lë të mërzitesh dhe atyre do ju mungojë pasi të mbarojnë misionin e tyre.

“Shpreh kënaqësi për takimin tonë të përvitshëm me rastin e festave që tashëm është kthyer në traditë. Ju uroj mirëseardhjen dhe një punë sa më të frytshme në punën tonë edhe për ambasadorët që gjenden këtu për herë të parë. Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për tu larguar Shqipëria do ju mungojë. Kemi dëshmi të këtij fakti, ku njerëz që vijnë nga vende të zhvilluara dhe prapë mendjen e kanë në Shqipëri. Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe është një vend me të papritura dhe me surpriza”- tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej