Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Rama: Ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël

Nga Media 0

Edi Rama ka ftuar mbi 200 sipërmarrjet italiane në ndodhen në Tiranë në kuadër të forumit të biznesit Shqipëri-Itali që të investojnë në  vendin tonë.

“Kemi taksa më të ultë dhe nuk ka burokraci. Ejani investoni, ta bëjmë Shqipërinë një Itali të vogël”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se miratimi i Reformës në Drejtësi është një tjetër garanci për sipërmarrjet italiane.

“Janë 20 mld euro në këtë sallë, është e pabesueshme për këtë vend, shpresoj shumë që ndonjë euro të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve edhe sepse Shqipëria është një vend, që jo vetëm rritet, por italianët ndodhen në shtëpinë e tyre. Jemi italianë me të gjitha vlerat dhe të metat, nuk kemi të njëjtën histori, por jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë dhe bërë dhe fituar”, tha ai.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej