Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Rama-SHBA zënë “gafil” Metën e opozitën?!

Nga Media 0

Nga Skënder Minxhozi

“Kur kryeministri nuk punon dot me kreun e shërbimit, presidenti ka detyrë të veprojë”, kështu shprehej në thelb vite më parë ish-presidenti Bujar Nishani, kur pyetej përse e largoi shefin e SHISH Bahri Shaqiri nga posti strategjik që mbante. Më vonë Nishani do të bënte sikur do ta harronte këtë angazhim dhe do të mbante Visho Ajazin në krye të SHISH, megjithë rrudhjet e buzëve të qeverisësve të rinj pas vitit 2013.

Ka qenë një dorëheqje e paralajmëruar vite më parë, kur në pushtet erdhi e majta, por që u materializua papritur këtë të hënë, kur Visho Ajazi Lika u largua nga kreu i shërbimit sekret shqiptar. Një takim i shkurtër Rama-Meta i ka dhënë formë atij që do të jetë spostimi i parë i rëndësishëm në piramidën e institucioneve të pavarura.

Shumë është hamendësuar këto orë për arsyet që sollën lëvizjen e Visho Ajazit nga posti që mbante prej pesë vjetësh. Është cituar fakti se ai ka mbajtur qëndrim kritik ndaj epidemisë së hashashit, se ka ofruar fakte e prova për trafiqet e drogave dhe se ka qenë përgjithësisht në kurs përplasjeje me ekzekutivin.

Të gjitha mund të jene të vërteta, madje janë disa të vërteta mjaft publike dhe të dukshme. Rama dhe Visho Ajazi nuk kanë pasur besim tek njëri-tjetri, megjithëse kryeministri thuhet se ka folur përherë në mënyrë korrekte për shefin e shërbimit, kur është pyetur. Rama do të donte të punonte me dikë tjetër në postin delikat të kreut të SHISH (a nuk e donte këtë edhe Trump në SHBA, kur hoqi nga detyra kreun e FBI Comey).

Por e gjitha kjo është një teoremë e kotë ndjesish, simpatish dhe perceptimesh. Sepse kreu i SHISH është një çeshtje që mund të zgjidhet vetëm me marrëveshje, e përsërisim, vetëm me marrëveshje, mes presidentit dhe kryeministrit. I dyti e propozon, i pari e dekreton – këtu merr fund historia. Dhe Meta zor se do të donte t’ja hiqte nga shpina “taksën” Visho Edi Ramës në këtë moment. Sidomos në këtë moment, kur kreu i shtetit duke mjaft i interesuar për destabilizimin e ekzekutivit, e jo për konsolidimin e tij.

Për pasojë, ky spostim kaq i beftë mund të gjejë shpjegim vetëm në rrethanat specifike që përcaktojnë identikitin dhe veprimtarinë e kreut të shërbimit sekret shqiptar. Elementi i tretë i mozaikut, ndoshta po aq i rëndësishëm sa dy krerët shtetërorë, është ai i amerikanëve.

Është thuajse e pamundur që Edi Rama t’i ketë hyrë një negociate të vështirë me një president me të cilin është në kurs përplasjeje prej zgjedhjeve të shkuara, pa pasur një akord me amerikanët, për emrin e pasardhësit të Visho Ajazit. Sepse do t’i binte që kryeministri të hynte në lojën delikate të spostimit të kreut të shërbimit, me dy nga tre komponentet vendimmarrëse kundër. Ose në rastin më të mirë, të pakonsultuara paraprakisht. Këto orë po merr formë një version, sipas të cilit Rama e ka marrë OK e SHBA për pasardhësin e Visho Ajazit, e kjo duket se mund të shbllokojë qysh në krye edhe çdo qëndrim refraktar eventual të presidentit. Nëse do të rezultonte i vërtetë, ky akord ka qenë karta që ka vendosur faktin e shefit të SHISH dhe vizitën gjysëm orëshe të Edi Ramës në një zyrë ku nuk shkon më për vizitë si dikur, për të pirë “një kafe me bashkëkryetarin e koalicionit”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej