Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Rama: Realizuam ëndrrën e Ismail Qemalit

Nga Media 0

Gjatë një takimi të zhvilluar me bankat Rama ka kritikuar kompanitë e mëdha në vend.

Ai tha se janë plot 800 kompani që deklarojnë shumicën e punonjësve me një pagë nën 300 mijë lekë, duke iu dhënë kështu gjysmën e parave në të zezë.

“Kemi 800 kompani më të mëdha të vendit, që deklarojnë se mbi 400 punonjës të tyre paguhen nën 300 mijë lekë. Ju japin gjysmën e rrogës mbi dorë dhe gjysmën nën dorë, duke kompromentuar seriozisht të ardhmen dhe pensionin, si dhe shkaktuar një dëm të drejtpërdrejtë për shtetin, arkën e shtetit dhe shoqërinë si e tërë” u shpreh ai.

Rama e ka mbyllur fjalën e tij me një shprehje të Ismail Qemalit, kur në vitin 1912 nisi punën për krijimin e një banke qendrore të pavarur, duke e cilësuar këtë si pavarësinë e dytë në Shqipëri.

“Në fund dua ta mbyll me një shprehje të Ismail Qemalit, që tashmë është një dëshirë e realizuar e atit të shtetit shqiptar, i cili më 1912 nisi punën për krijimin e një banke qendrore.

“Një sistem i pavarur në shërbim të vendit do të ishte pavarësia e dytë e Shqipërisë”. Pavarësia e dytë është një objektiv i realizuar, sepse sot kemi një sistem të pavarur dhe një BSH që mbetet model rrezatues për çdo institucion që kërkon të mbetet i pavarur”, përfundoi Rama.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej