Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Përrallat e konçesioneve s’i beson njeri, kemi rritje ekonomike

Nga Skenderi 0

Rama: Shumë shpejt do të miratojmë në Kuvend statusin e naftërit

Kryeministri u është përgjigjur akuzave sa i takon konçesioneve në shëndetësi duke thënë se “Përrallën e konçesioneve në shëndetësi tregojeni sa të doni, nuk ju beson njeri. E vërteta është se qytetarët e provojnë dhe kjo është shumë e thjeshtë. Ata marrin shërbime cilësore dhe nuk nxjerrin para nga xhepi“,

Në fljalën e mbajtur në parlament Rama foli edhe për kritikave sa i takon ekonomisë së vendit, duke cituar Bankën Botërore, të dhënat e të cilës tregojnë sipas tij të kundërtën e atyre që pretendon opozita.

“Ekonomia e Shqipërisë ka vijuar të zgjerohet në vitin 2016, e mbështetur nga investimet private dhe rritja e konsumit familjar, thotë BB. Në fund të këtij viti, rritja ekonomike pritet të jetë nga 3.3 deri në 3.5 për qind”.

Gjithashtu Kryeministri ka deklaruar se shumë shpejt do të miratojmë në Kuvend statusin e naftërit.

Kjo nismë për naftëtarët edhe propozuar disa javë më parë nga deputeti i Partisë për Drejtësi Itegrim dhe Unitet Omer Mamo.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>