Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Rama: PD nuk ka monopolin e opozitës në Shqipëri

Nga Skenderi 0

“Ne nuk negociojmë Kushtetutën që sanksionon lirinë e popullit për të zgjedhur dhe detyron partitë të paraqiten në datën e caktuar. Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli”

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar sot se Partia Demokratike, nuk e ka monopolin e opozitës në Shqipëri, ndaj dhe mazhoranca nuk do të vazhdojë pafund të presë PD-në të marrë vendimin për të hyrë në zgjedhje. Duke folur në parlament, Rama tha se bashkë me LSI-në, kërkuan shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve për t’i dhënë mundësi PD-së të dalë nga çadra. Ndërkohë ai ka ritheksuar se nuk do të pranojë të shkelë kushtetutën se këtë e kërkon opozita.

“Ne nuk negociojmë Kushtetutën që sanksionon lirinë e popullit për të zgjedhur dhe detyron partitë të paraqiten në datën e caktuar. Nuk negociojmë mandatin që na ka dhënë populli.
Të gjitha përpjekjet për të goditur qeverinë dhe 18 qershorin janë në thelb përpjekje për të goditur stabilitetin e vendit dhe për ta futur Shqipërinë në një rrugë paqartësie ku dicka mund të ndodhë. Ju siguroj se asgjë nuk mund të ndodhë veç atë që përcakton Kushtetuta.

Kam dëgjuar shumë idiotsira për letrën që kemi dërguar si koalicion KQZ-së.

Një letër që nuk synon të detyrojë KQZ që të marrë një vendim unilateral apo me shumicën e saj për të prekur afatet zgjedhore por synon vetëm të shprehë vullnetin e mirë të këtij koalicioni që deri  në fund ti japim mundësi PD-së dhe partive të tjera të hyjnë në zgjedhje. Nuk kishim asnjë motiv të regjistronim koalicionin duke i mbyllur përfundimisht rrugën PD dhe partive të saj. Ne jemi këtu për të konfirmuar edhe një herë atë që kemi shprehur vazhdimisht

E kemi bërë për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku nuk e kemi futur ne. Eshtë futur vetë në çadër”, tha Rama.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej