Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Paga e policëve do të rritet prej 1 marsit

Nga Skenderi 0

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm duke filluar nga 1 mars 2017  pagat e policëve jo vetëm do të rriten përsëri po tanimë ato do të kapin nivelin e lartë të rajonit tonë”

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit “Policia e Gjeneratës së Re”, ku dhe u prezantuan uniformat e reja të policisë.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë fjalës së mbajtu e e quan policinë e sotme shqiptare një histori suksesi, plot mundësi për të fituar çdo sfidë.

“Policia sipas sondazheve është institucioni më i besuar në vend. Sot çdo tregues flet për një histori suksesi me plot mundësi për të fituar çdo sfidë që kemi parë. Është ulur numri i vrasjeve, vjedhjeve, është rritur lufta kundër drogës, pasuria kriminale e sekuestruar. Polici vullnetar hapësira për t’u bërë bashkë me qytetarët duke u përfshirë vet ata. Janë disa qindra brenda pak ditësh kërkesa e të rinjve dhe të rejave për të shërbyer disa orë vullnetarisht”, tha Tahiri.

tahiri

policia3 policia

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>