Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Rama: Opozita ka Saliun si Mess-in e Lulin si Neymar-in

Nga Ejona 0

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar situatën politike në Shqipëri duke e krahasuar atë me ndeshjen e futbollit të një nate më parë mes Juventusit dhe Barcelonës.

Në një takim me votuesit e rinj në qytetin e Durrësit, Rama u shpreh se beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk jemi spektatorë.

“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës. Mos u mërzisni fare, sepse ju keni Mesin, ata kanë Saliun, ju keni Neimarin, ata kanë Lulin. As tifozët e Bayern nuk duhet të mërziten. Për Realin shohim e bëjmë më vonë. Flasim për këto që kanë mërzitur shokët tanë.

Futbolli është shfaqje, ne të gjithë jemi spektatorë të shfaqjes. Nuk ka rëndësi kush fiton dhe kush humbi, por kënaqësia. Ndërkohë që beteja për  18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk jemi spektatorë. Ata le të rrinë sa të duan në çadër, ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke ndjekur yjet e qiellit të Shqipërisë.”- tha kryeministri.

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai foli për një mur që po pengon ecjen e vendit përpara.

“Ai është muri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që janë të lidhur me çadrën. Ndaj më 18 qershor, ta rrëzojmë këtë murë duke votuar për Partinë Socialiste”, vijoi ai.

Sipas Kryeministrit, Partia Socialiste është partia që udhëheq një transformim historik dhe vota e 18 qershorit nuk vendos një mandat 4-vjeçar, por vendos sesi do të jetë Shqipëria që ne duam.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej