Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Rama: Nuk mund të ketë investime në Shkodër pa projekte serioze

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e kryebashkiakes së Shkodrës, se “për këtë qytet nuk ka dhënë investime”, duke u shprehur se deri më tani është investuar për stadiumin, për muzeun “Marubi”, dhe teatrin “Migjeni”. Këto deklarata Kryeministri i bëri gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend.

Kreu i Qeverisë u shpreh se për sa kohë nuk paraqiten projekte serioze për këtë bashki, nuk mund të ketë investim konkret.  Rama tha se  për të Bashkia e Shkodrës nuk është e kryetares, por e qytetarëve shkodranëve.

Rama në Kuvend

“Dëgjova zonjën (deputeten Jorida Tabaku) që kishte bërë një llogari bashkitë e djathta e të majta, nuk e di ku e fut Shkodrën, por unë e di që investimet e bëra nga programi ynë i rilindjes në Shkodër janë më shumë se në gjithë Shqipërinë. Në Shkodër kemi financuar ndërtimin e stadiumit, të muzeut të Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë investime. Bashkia e Shkodrës nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze, më vjen keq po nuk i mbështesim dot”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>