Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rama: Nuk i anulloj dot HEC-et e Valbonës

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama është pyetur në rrjetin social Facebook në lidhje me ndërtimin e hidrocentraleve në zonën e Valbonës. Ai është pyetur për arsyen e mosndërhyrjes së qeverisë për të prishur kontratat e firmosura nga qeveria “Berisha” .

 Rama u përgjigj: “Kemi anulluar plot e plot, por jo pasi janë mbyllur kontratat, sepse për një kontratë të mbyllur, shteti duhet të paguajë në arbitrazhe ndërkombëtare shumë më tepër se sa çfarë mund ta imagjinosh në ëndrrën më të keqe”, ishte përgjigja e Ramës për qytetarin”

Ish-deputeti i PD-së, Besnik Mustafai ka folur në lidhje me ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Në një intervistë të dhënë për “Dritare me Rudinën” ai është pyetur:

“Nëse Valbonë i zhduket lumi, atëherë cfarë do i mbetet?” 

“11 hidrocentrale në 20 km lumë, do ta zhdukin praktikisht lumin”.

“Lumenj të vdekur ka edhe në shkretëtirë, po për cfarë duhen, për cfarë mund t’i përdoresh? Askush nuk shkon t’i shohë”.

“Hidrocentrali pa ujë nuk punon, kështu që ai ka për të marrë ujë nga lumi. Ai do të bëjë që të vdes lumi. Normal që kompania do mbrojë projektin e vet, por me cfarë do t’i venë turbinat në punë, me ajër?! Do të thahet shtrati i lumit”.

“Unë nuk flas si një djalë i Tropojës, e nuk flas për vendimet e qeverisë së Berishës. Po flasë për Valbonën e të gjithve”.

“Në një gjatësi prej 2- km ku do të ndahen ndërtimet e hidrocentraleve, cfarë do të ndodh me Valbonën? Sigurisht që ka disa parametra teknikë, se sa përqind do të merret, e sa përqind ujë do të , lihet, por Valbona nuk është Lumi i Drinit. Valbona nuk mund të përdorët kështu. Valbona nuk duhet dhunuar”.

“Të arrish nga 3500 në 40 mijë turistë, për shkak të asaj Valbone dhe tani të thuash du të bëj hidrocentral?! Po pse duhet ta vizitojnë njerzit tani, për hidrocentralet? Turistët nuk do të shkojnë për të parë një luginë të tharë dhe një lum të vdekur. Ata thjesht nuk do të shkojnë më”, u shpreh Besnik Mustafai

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej