Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët zbresin prej pellazgëve. Kush mendon ndryshe, në qoftë i huaj është gomar, në qoftë shqiptar është tradhëtar".

                                                                                        -Faik Konica

Rama: Në zyrat e shtetit ka grabitqarë e parazitë

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në zyrat e shtet ende ka grabitqarë e parazitë që jo vetëm nuk e bëjnë punën e tyre por  e vështirësojnë më shumë zgjidhjen për qytetarët.

Rama ishte sot në Fier ku zhvilloi një takim me drejtues vendorë e qendrorë për të folur lidhur me çështjet e punësimit, reformën e tokës dhe ujit.

“Qytetarët duhet të marrin vetë mesazhin se nuk duhet të zgjedhin metoda të tjera, por të drejtohet në platformën e vetëqeverisjes dhe brenda 10 ditësh do marrin një përgjigje për problemin e tyre. Interneti është një metodë shumë efikase për të shmangur abuzimet“, tha Rama.

Kryeministri sugjeroi bashkëpunimin e drejtuesve vendorë me qeverisjen qendrore përmes platformës së bashkëqeverisjes, përmes të cilës sipas Ramës synohet të çohen shërbimet në një nivel tjetër.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej