Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama në Kukës/ Protestuesit çajnë kordonin e policisë, vërshojnë drejt aeroportit (film)

Nga Ejona 0

Siç ishte njoftuar më herët nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, disa banorë të këtij qyteti janë ngritur në protestë ndaj vizitës në këtë që kryeministri i vendit Edi Rama kishte planifikuar.

Protestuesit kishin dalë në rrugë për të bllokuar kalimin e kryeministrit, ndërkohë Rama ka gjetur një rrugëdalje tjetër, atë me helikopter.

Mësohet se protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë nisur drejt aeroportit të Kukësit sapo Rama ka mbaruar takimin.

Ndërkohë gjatë takimit Rama ka bërë të ditur se kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit, do jetë sërsh Safet Gjici.

“Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampion, ose të paktën për Kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të fortë. Besoj se jeni dakord që Safet Gjicin ta keni kryetar Bashkie. Nuk diksutohet që shumë gjëra janë bërë dhe shumë të tjera do bëhen akoma më mirë. Ka vetëm një forca që mund t’i bëjë gjërat. Është PS. Nëse keni nevojë për një ndihmë do më thërrisni mua se Lulin do e gjeni gjumë. Unë rri deri në tre të natës. Tani e mban Monika as gjumë as zgjuar.”- shprehet Rama.

Kukës/ Protestuesit i bllokojnë rrugën, Rama shkon me helikopter

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej