Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Rama në gjykatë përballë studentëve

Nga Ejona 0

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e studentëve mbi të cilët rëndon akuza “goditje për shkak të detyrës” dhe ka thirrur si dëshmitar kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Studentët të cilët janë aktivistë të Lëvizjes për Universitetin kanë kërkuar gjithashtu qe gjykata të marrë në pyetje dhe tre gardistë që ndodheshin aty ditën që qëlluan me vezë drejt kryeministrit më 2 nëntor  të 2015-ës.

Një vit më parë pas një aktiviteti mbi aksionin kundër informalitetit që zhvillohej  në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, një grup studentësh aktivistë kanë shfrytëzuar momentin e daljes së kryeministrit për ta kundërshtuar atë në lidhje me Reformën e Arsimit të Lartë dhe për ta goditur me vezë. Studentët e kanë quajtur Kryeministrin “Hajdut”, “Të shitur” dhe “Plehrë”.

Prej më shumë se një viti studentët aktivistë kishin kundërshtuar me forcë reformën në arsimin e lartë, që sipas tyre është një reformë klienteliste që shkatërron Universitetin Publik për të pasuruar shkollat e larta private por protestat e tyre ishin injoruar nga Kryeministri.

ramagjyk

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>