Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rama në fabrikën e riciklimit: Sistem për diferencim të mbetjeve

Nga Klodiana 0

Për ta konkretizuar përfitimin e ekonomisë nga rivënia në punë e industrisë së riciklimit, kryeministri Edi Rama ka vizituar një prej tyre .

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një fabrikë riciklimi në Kashar e cila prodhon plasmas të një cilësie për eksport. Rama u kujdes të tregojë ndryshimin e asaj që rëndom quhen plehra me mbetjen që përdoret si lëndë e parë për prodhimin e disa materialeve që përdoren në ndërtim dhe bujqësi.

“Plehrë është çfarë shkon për t’u djegur dhe për t’u zhdukur, ndërsa mbetjet e gjelbra janë lëndë e parë. Ligji i ri iu jep mundësinë që duke rritur sasinë e lëndës së parë ju të prodhoni tuba për serat e vendit dhe ta plotësoni tërësisht kërkesat e vendit me cilësi dhe sasi”, u shpreh Rama.

Kryeministri thotë se duke fuqizuar industrinë e riciklimit, ajo do të rrisë kapacitetet për trajtimin e mbetjeve vendase, një proces që pritet të mbështetet nga pushteti lokal duke nxitur diferencimin e mbetjeve që në burim.

Sipas llogarive të qeverisë, duke punuar me kapacitet të plotë industria e riciklimit do t’i sjellë ekonomisë 150 milionë euro në vit ose siç thotë kryeministri Rama sa 1 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej