Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Ndryshimet në shëndetësi po ndodhin, por duhet kohë për të përfunduar

Nga Rexhina Biba 0

Kryeministri Edi Rama mbrojti reformën në shëndetësi duke thënë se ndryshimet janë duke ndodhur në këtë sistem, megjithëse se procesi është ende larg së qënit i përfunduar.

Rama përmendi investimet në infrastrukturën e spitaleve në gjithë vendin dhe në rritjen e pagave për mësuesit dhe infermierët.

Gjithashtu ai shtoi se është e vështirë të mposhtësh perceptimin për reforma të tilla, si ajo në shëndetësi dhe ajo në arsim, por shprehu bindjen në vijimësinë e këtyre reformave.

Sa i takon shëndetësisë, Rama u shpreh se pamundësia financiare e Qeverisë nuk lejon që të ndërmerren të gjitha ndryshimet e nevojshme në të njëjtën kohë.

“Por ne  po bëjmë gjërat në radhën e duhur”, u shpreh ai.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>