Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Rama-naftëtarëve: Nëse doni të vini prapë në Tiranë në këmbë, s’është problemi im

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama gjatë një video-konference me naftëtarët e Ballshit dhe Fierit ka garantuar ata se do t’i qëndrojë të gjitha premtimeve të qeverisë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Rama nuk kurseu të komentonte dhe iniciativën e tyre për të ardhur nga Fieri në Tiranë në këmbë. Ai iu drejtua naftëtarëve që nëse këta të fundit duan të vinë sërish në këmbë drejt Tiranës, ky është problemi i tyre.

“Kjo vlen edhe për protestat e kësaj natyre, që kanë synime, siç është synimi juaj. Nëse ju doni të vini prapë në këmbë në Tiranë është e drejta juaj, s’më takon mua ta vendos. Por, besoj se njëkohësisht zhfrytëzimi i kësaj mundësie dhe për të dëgjuar pikëpamjen e qeverisë, lehtëson gjërat. Me ju drejtpërdrejtë nuk kam asgjë për të thënë, se jam shumë dakord. Së pari, për t’u kthyer pak në kohë, privatizimi i ARMO-s ishte kriminal. Ne e kemi ngritur këtë çështje. S’po i kthehem privatizimit për të lënë topin jashtë fushës tonë. Çka ne morëm ishte një i “vdekur” që duhej ringjallur. Pronari i ARMO-s është banka dhe jo shteti. Dhe as ai që e privatizoi, që s’e dimë as ku është. Ajo ç’ka kemi bërë, nga njëra anë jemi shumë të vetëdijshëm për vlerën që ka ai aset, ka qenë që të bëjmë çmos për të nxitur investimet e investitorëve. Aty problemet e sigurisë janë serioze, duhet patjetër që të investohet në siguri. Unë jam plotësisht me ju, pra qendrat shëndetësore, nënstacionet elektrike, uji, është e pakuptueshme se si u futën në atë privatizim kriminal dhe sot janë pjesë e problemit.”, tha Rama.

http://www.balkanweb.com/site/rama-ua-thote-troc-naftetareve-nese-doni-te-vini-prape-ne-tirane-ne-kembe-seshte-problemi-im/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej