Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama mohon sërish kampin e refugjatëve: Lajm i rremë, Shqipëria “djep” i Fake News

Nga Klodiana 1

Përpos zërave të zyrtarëve të disa vendeve të BE se Shqipëria ka bërë ofertë për pritjen e refugjatëve të luftës, kryeministri Edi Rama ka mohuar sërish sot ekzistencën e një plani të tillë.

Nga ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës për çmimin e marrë në Barcelonë për sheshin “Skënderbej” si sheshi më i mirë në Europë, Rama tha se lajmet për zbarkimin e emigrantëve në vendin tonë, janë Fake News.

“Ishte një frazë e përsëritur shumë gjatë nga kundërshtarët e kësaj ndërmarrjeje transformuese, sipas të cilëve projekti ishte një projekt kriminal i bazuar tek ethet e një fitimi marramendës për shkak se sheshi nuk do të ishte asgjë tjetër vetëm se një zonë aktivitetesh ekonomike të atyre që do të përfitonin nga pushteti për të ndërtuar në shesh në pazar.

Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bën Shqipërinë djep të Fake News-et përpara se Fake News të shfaqej si epidemi botërore. Ka qenë një lajm i rremë siç është sot lajmi i rremë për një kamp refugjatësh, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë”, tha Rama.

Loading...

Komente (1)

  1. E di pse e mohon?! Sepse Europa nuk eshte kaq budallaqe, qe me llafin e Edit, t’i krijoje probleme vetes duke kthyer shtetin tone te shkalafitur ne vend per refugjate. Keshtuqe, meqe Europa nuk vendos per kete, sic nuk vendos edhe per hapje negociatash, ky e mohon, per te dale sa me i lare te delet e veta!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej