Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Mirënjohje Turqisë, faleminderit Erdogan

Nga Klodiana 0

Në periudhën kur tensionet Tiranë-Athinë kanë arritur kulmin për shkak të debateve për Himarën dhe qëndrimeve të prera të kryeministrit për çështjen çame dhe ligjin e luftës, Edi Rama ka vendosur të “provokojë” sërish Greqinë. Ai zgjodhi pjesëmarrjen

në ceremoninë e përurimit të uniformave të reja në Policinë e Shtetit për t’i shprehur një mirënjohje dhe një falenderim publik Turqisë dhe Presidentit të saj, Rexhep Taip Erdogan.

“Dua që qysh në fillim t’i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim qeverisë së Turqisë dhe personalisht presidentit të Turqisë që na mbështetën në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot Policia jonë e Shtetit të jetë njësoj si të gjitha policitë e zhvilluara ku pjesa e uniformave operacionale është tanimë në dispozicion të gjithë atyre që në punën e përditshme të terrenit e kanë të domosdoshme këtë uniformë”, – tha Rama

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>