Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Rama: Mafia punon për qeveritë për të ricikluar armë dhe predha, jo letër dhe karton

Nga Ejona 0

Kryeministri Rama ka folur përsëri për ligjin e importit të mbetjeve duke theksuar se mafia nuk punon për qeveritë për të ricikluar letër dhe karton por për të ricikluar armë dhe predha.

Rama: “Ishte e vërtet dje, është e vërtetë sot dhe do jetë gjithmonë që ka një mafie të plehrave që synon territore pa kontroll dhe bashkëpunon me qeveri që nuk kanë interesat e publikut në qendër të vëmendjes së tyre.

Nuk kam ca tju bëj as juve dhe as kujt tjetër që këtu ka vetëm një aryse për të marrë fjalën për të cuar axhenden të helmimit sa më intesive të atyre që na dëgjojnë,

E vërteta është gjeja e fundit që ju shqetëson kur tregoni popullit brockulla

Në ligjin tuaj kishte hapësirë të plotë që ky ligj i përjashton

Për djegien, për varrosjen e plehrave të importuara

Ky ligj nuk ka një hapësirë të tillë. Pra Shqipëria nuk hapet ndaj importit të plehrave. Ky ligj krijon hapësirë më të kufizuar se Mali i Zi, Sollovenia, Serbia, Kroacia dhe të gjitha vendet që kanë qenë në bazë të Marrëveshjesh së Stabilizim Asoccimit të detyruar  të adopotojnë një listë të gjelbër komunitare. Kush thotë që këtë ligj nuk e kanë të tjerët nuk di c’flet.

E dyta është e qartë që mafia nuk punon me qeveritë për të ricikluar letër, për të ricikluar karton, për të ricikluar plastik, për të ricikluar metale të lehta që janë në fakt mbetjet e ambalazheve ushqimore. Mafia punon me qeveritë për të ricikluar armë dhe predha.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>