Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Rama letër publike liderëve të BE: Ju tregoj historinë e vërtetë të drogës dhe krimit

Nga Media 0

Përmes një shkrimi të botuar në prestigjozen Financial Times, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar një nismë të rëndësishme që ka ndërmarrë të premten, duke u dërguar një letër informuese udhëheqësve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë ka treguar përpjekjet e Shqipërisë në luftën me trafikun e drogës duke u shprehur se vendi ynë edhe me ndihmën Guardia di Finanza nuk është më kryeqytet i kanabisit.

Letra

Unë jam mëse i ndërgjegjshëm se disa njerëz, nëse përmend Shqipërinë, ju shkon në mendje krimi dhe droga. Jam gjithashtu i ndërgjegjshëm se për ta ndryshuar këtë imazh – thellësisht i pandershëm për një vend me një shumicë njerëzish paqësorë dhe që zbatojnë ligjin – do të duhet kohë dhe mbi të gjitha veprim. Javën e kaluar ne mësuam se veprimi ynë po sjell fryte. I jemi në borxh policisë financiare italiane, Guardia di Finanza, dhe mbikëqyrjes së sofistikuar ajrore që bënë ata për të pikasur plantacionet e kanabisit për forcat policore shqiptare. Statistikat janë të pangatërrueshme. Një vit më parë, fluturimet e tyre identifikuan 2,086 plantacione përgjatë dhe brenda Shqipërisë. Sivjet, edhe me fluturime më të shpeshta dhe mbikëqyrjes së shtuar, kishte vetëm 88. Të gjitha janë shkatërruar tashmë nga policia jonë. Ky është progres real. E etiketuar për vite me radhë si kryeqyteti i kanabisit të Europës, Shqipëria ka duruar boll dhe ne po luftojmë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej