Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama letër OSBE, Vasili: Kryeministri mashtron si ministria e Sadam Hyseinit

Nga Media 0

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas letrës së publikuar nga mediet, në të cilën Ministria e Jashtme infomonte OSBE-në për zhvillimet në Tiranë dhe protestën e 16 shkurtit. Vasili e krahason Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me ministrinë homologe me atë të Sadam Huseinit.

Postimi i plotë:

Marrosja kriminale e Ministrise se Jashtme, qe genjen OSBE ne Vjene!!!

Ministria e Jashtme e Shqiperise e njejte me ate te Sadam Huseinit mashtron edhe me shkrim bile, ne menyre kriminale OSBE ne Vjene.

Kjo Ministri idiote genjen idiotesisht edhe per gjera, qe i ka pare gjithe bota permes mediave nderkombetare.

Keta Sadamistë po perdhosin vehten dhe institucionin, per kembet e thyera te karriges se Edi Rames.

Nuk eshte surprize, sigurisht, qe perderisa ka nje bedel minister, qe nuk ka problem te shese Kosoven ç’problem e ka te shese Shqiperine.

OSBE ne Vjene nuk ka nevoje per informacionet e ketyre armiqve te Shqiperise, sepse media objektive e profesonale nderkombetare po jep informacione pa fund edhe me domenta bile.

Sigurisht informacione te verteta japin edhe te gjithe ata qe jane miq te mire te Shqiperise dhe qe nuk jane pak….

Te pacipet,qe urrejne atdheun le te genjejne pa u lodhur, sepse nje vend te merituar ne gropen e mbeturinave te historise e kane te garantuar.

Por edhe per informacionin mashtrues ne dem te Shqiperise sigurisht do te japin hesap nje per nje per shperdorimin e detyres zyrtare, do te marrin edhe denimin e merituar dhe te pashmagshem.

Por atehere Edi Rama do t’u kete lene shendene dhe keta duhet t’i bejne derman vetes….

E vetmja gje,qe mbetet eshte se dite me idiote se keto Ministria e Jashtme e Shqiperise nuk ka pare ndonje here, qe nga dita qe ajo ekziston.

Keto do te mbeten ne historine e saj si “ditet e marrosjes se kriminalizuar te saj”.

Në letrën në fjalë thuhet ndër të tjera: “Për më tepër akoma, kjo sjellje e paprecedentë e një partie politike ngjan më shumë me një kërcënim terrorist i cili kërcënon se do të hedhë në erë sistemin nëse kërkesat nuk plotësohen”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej