Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: Nuk e votoj reformën në drejtësi nëse preket vija e kuqe e shumicës së cilësuar

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 14:00.

Dalja e Ramës vjen pas takimeve që pati në Kryeministri, fillimisht me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe pastaj me Ambasadorët e SHBA dhe BE.

Edi Rama: E kam rithënë në fjalën time në Kuvend dhe e nënvizoj edhe sot, lajmi i mirë është që PD i ka braktisur të gjitha pozicionet e veta të mëparshme dhe ka ardhur në vetëm një pikë. 2/3 që deri dje i kërkonin nuk u bëjnë më punë dhe duan vende të rezervuara sepse sipas tyre, opozita duhet të mbrojë sistemin nga kapja, ne i kemi ofruar 2/3 si kufi ekstrem kompromisi, të bindura dhe kjo nuk do shumë mend se s’ka perëndi që e kap sistemin në një pjesë të tillë ku opozita ka pjesën e saj. Ne nuk na intereson kapja, por shembja e sistemit aktual, ngritja e një sistemi të ri ku partitë të mos kenë asnjë shteg që ti zënë rrugën zbatimit të këtij projekti radikal. Nuk e kam përjashtuar mundësinë e një zgjidhje që e përfshin opozitën në këtë reformë dhe më tej, deri në momentin e fundit.

Kreu i qeverisë tha se ‘nuk është qëllimi ynë të përjashtojmë opozitën nga vendimmarrja në zbatimin e reformës në drejtësi’. “Po punojmë me shumë përkushtim për një zgjidhje që të përshtatë përmbajtjen kryesore të reformës dhe nevojën për përfshirjen e opozitës në zbatimin e reformës sikurse shprehet komisioni i Venecias. Kjo zgjidhje mund të gjendet dhe do jetë e pranueshme për opozitën nëse do vërtetë zgjidhje për këtë pikë. Të jemi të qartë se nëse pika është një rreth, kjo pikë, ky rreth ka 2 gjysma të ndara me një vijë të kuqe për ne. Janë 4 institucione të reja, formimi i të cilave do të kalojë përmes kuvendit. Për 2 institucione, individët që do zgjidhen të shërbejnë në këto 2 instanca jetike për drejtësinë do të marrin miratim nga Avokati i Popullit por sëbashku me një grup ndërkombëtar monitorimi. Pastaj një listë e atyre që e kanë kaluar këtë filtër do vijë në kuvend. Ku do votohet me një shumicë të cilësuar. Këto 2 institucione janë matanë vijës së kuqe që ne nuk do ta kapërcejmë dhe nuk ka asnjë lloj mundësi për kompromis”, deklaroi Rama. Ai tha se për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë të gjitha mundësitë për kompromis. “Jemi gati të lëvizim nga 2/3. PD duhet të lëvizë nga vendet e rezervuara. Ne presim me padurim mbledhjen e Komisionit të posaçëm për të vazhduar procesin sepse nuk ka më asnjë ditë për të humbur, madje asnjë orë për të humbur. Shpresojmë shumë që opozita të vijë në komision dhe të japë kontributin e saj të çmuar. Ndërkohë që po punojmë pa pushim për t’i dhënë opozitës një zgjidhje kompromisi. Nëse PD nuk do votojë, ne do ta bëjmë pa asnjë lëkundje, por jo me votim të njëanshëm nenin për shumicën e cilësuar. Do tentojmë për zgjidhje të arsyeshme. Pastaj do shohim nëse opozita është ajo që thotë apo do shfaqet me një pikë tjetër”, tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej