Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Rama: Më jepni këngën e luftës! Reagon qytetari: Na bëj rrugën se ta knojmë ne kongën

Nga Media 0

“Bubullimë ke shkomi i Kavajës” në vërsionin e “Rilindjes…. Plas gallata me konkursin që hap Rama për këngën që do ta shoqërojë në fushatën elektorale deri më 18 qershor

“Zgjidhni muzikën e luftës për Shqipërinë që duam”, është kërkesa më e fundit e kryeministrit Rama drejtuar ndjekësve të tij në Facebook. Kryeministri ka hapur kështu një konkurs për atë që propozon këngën më të mirë për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 18 Qershorit.

“Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 Qershorit. Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions. I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit. Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij” Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim. Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time. Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës”, shkruan Rama.

Dhjetra ndjekës kanë dhënë versionin e  tyre për këngën e luftës së Ramës. Gallatë e madhe. Dikush i propozon këngën “Bubullimë ke shkomi i Kavajës”, dikush “Për ty atdhe”, dikush tjetër vjersha e pafund reagime në fb e kryeministrit për këngën e rilindjes.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej