Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: BE-ja konfirmon rekomandimin pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave

Nga Skenderi 0

rama

“U konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama  me anë të një postimi në Facebook pas takimit të vendeve anëtare në Bruksel ku u fol për Raportin e Progresit për Shqipërinë.

Gjithashtu Rama shkruan se “U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik”.

 

Në fund të postimit në rrjetin social facebook Kryeministri falenderon shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini dhe Komisionerin Johannes Hahn, “dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>