Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Isha kundër Trump pas deklaratave të tij për Kosovën

Nga Media 0

 

 

 “Sot ai është zgjedhur president dhe respekti im, i qytetarëve shqiptar për vullnetin e sovranit në SHBA dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendve, nuk  vihen në diskutim”

Ky është qëndrimi i kryeministrit Rama i pyetur për vlerësimet e tij kundër Donald Trump, gjatë fushatës së zgjehdjeve në SHBA. Rama ka sqaruar se qëndrimi i tij kundër Trump, lidhej me deklarata që ai bëri në fushatë për Kosovën.

“Më lejoni t’iu them se unë isha kundër Donald Trump si kandidat sepse më ka prekur si shqiptarë, lidhur me deklaratat për Kosovën, për emigrantët dhe nuk jam i vetmi. Përkundrazi jamë një pikë ujë në detin e prononcimeve ndaj tij.

SHBA-të janë pikë referimi për gjithë botën, por sot ai është zgjedhur. Respekti im si kryeministër i yni si qytetarë të këtij vendi për popullin, qeverinë amerikane për presidentin si mishërim i vullnetit të sovranit, ashtu si miqësia mes dy vendve as që vihet në dyshim. Ndjej keqardhje për  ata që janë kaq mëndjelehtë sa mendojnë se sot mund t’i ankohen presidenti të Amerikës për mua, por nuk funskionon kështu SHBA, politika e as Shqipëria”, tha Rama.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>