Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për kanabisin

Nga Rexhina Biba 0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me deklaratën e presidentit Bujar Nishani për mblidhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kultivimit të kanabisit.

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të SHQUP-it”, ka thënë Rama në profilin e tij në Facebook.

Kreu i qeverisë e ka shoqëruar statusin e tij me letrën e sotme të komisionerit europian për Punët e Brendshme, të cilën e ka cilësuar si “kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes”.

“Suksese”, ka shtuar Rama në fund të postimit.

rama

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>