Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Rama- Erdogan, takim për projektin e aeroportit të Vlorës

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot për takimin që ka zhvilluar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin ka diskutuar edhe për ndërtimin e aeroportit në qytetin e Vlorës.

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”, shkruan Rama në “Facebook”.

Pas kontratës së re të firmosur me koncesionarët e aeroportit të Rinasit, u krijua mundësia e ndërtimit të aeroporteve të reja në jug të vendit. Gjirokastra dhe Saranda ishin ato që konkurronin me njëra-tjetrën se kush do të përfitonte investimin gjigant, por Rama futi në lojë fuqishëm Vlorën.

Kryeministri premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet lokale se në Vlorë do të ndërtohet aeroporti i ri dhe mesa duket është drejt realizimit të këtij premtimi.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej