Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Rama e quajti “kazan”, gazetarja italiane që ishte në Bulqizë: Do na dëgjosh zërin

Nga Media 0

Para pak ditësh emisioni investigative italian “Le Iene” publikoi një kronikë të realizuar në Bulqizë.

Gazetarja Alice Martinelli tregoi se si fëmijët shqiptarë rriten para kohe duke mbledhur krom malit vetëm e vetëm për të siguruar bukën e gojës, ndërsa edhe pse kanë ëndrra u duhet të ndërpresin shkollën dhe të rrezikojnmë jetën.

Gazetarja shkruante: “Timi, Blero dhe Gesti janë tre shikë të mirë. Kanë ëndrra  prej fëmijësh, , dashurojnë futbollin dhe janë tifozë të Leo Messit. Dëshira e tyre: të ngasin Ferrarin e reperit Noizy. Janë rritur përpara kohe sepse duhet të kontribuojnë në bilancin familjar dhe e bëjnë këtë çdo ditë, duke u kacavjerrë nëpër grumbuj gërmadhash të braktisura përreth minierave të qytetit të tyre. Për një kile gurë të pasur me krom do të fitojnë 0,10 euro. Kronika ime e mbrëmjes së djeshme për Le Iene”.

Kryeministri  Edi Rama këtë kronikë të gazetares së “Le lene” të realizuar në Bulqizë e ka quajtur si pjesë të kazanit  mediatik përtej Adriatikut.

Një komentues shqiptar  me emrin Artur Hoxha  i ka shkruar gazetares se Rama e  akuzon se ka falsifikuar historinë me pamje të vjetra.

 “Janë dokrra. Mjafton të zbresësh pak më poshtë në këtë profil dhe do të shohësh një foto të Bulqizës të cilën e kam bërë vetë unë dhe e kam publikuar më 14 tetor 2017”,

Hoxha: Alice Martinelli unë e besoj, sepse e njoh zonën dhe personat, por jeni ju që duhet të reagoni fort kundër atij politikani arrogant dhe mafioz i cili pasi e gjelbëroi të gjithë Shqipërinë me kanabis, tani e ka kapur me mediat dhe me të gjithë ata që flasin dhe i thonë gjërat siç janë.

Alice Martinelli: Mos ki merak, do të na e dëgjosh zërin!!!  Ne kemi bërë vetëm punën tonë… nëse ndokush ndihet i bezdisur beh, është problemi i tij!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej