Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama demokratëve: Është anti kombëtare që të pengosh zbatimin e Vettingut

Nga Skenderi 0

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte ku eshte diskutuar per dy nismat ligjore te propozuara nga Partia Demokratike per amendamentet per ndryshimin e ligjit te dekriminalizimit dhe te ligjit per funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Nga foltorja e Kuvendit Kryeminstri Rama ka akuzuar opozitën se po pengon reformën në drejtësi duke bllokuar vettingun.

Rama e ka quajtur këtë bllokim  akt antikombëtar që pengon çeljen e negociatave.

Kreu i mazhorancës ka shtuar se, Partia Demokratike nuk e do Vetting-un sepse është e frikësuar nga zbatimi i reformës.

“Që ju nuk e doni Vettingun kjo dihej, por që ta arrinit të thonit që fajin e ka përkthyesi. Është një shprehje “I humbur në përkthim”, por përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi.

Largimi i gjykatësve të korruptuar hap derën për drejtësi. Ju nuk keni shanse të ndaloni zbatimin e reformës, por do ta paguani si ‘frëngu pulën’ në zgjedhjet e ardhshme.

Shqetësohem që vonesa i lë faturë Shqipërisë, kjo është cështje e interesit kombëtar. Kjo që po bëni është anti-shqiptare, e bëni se jeni të trembur.

Është anti kombëtare që të pengosh zbatimin e Vettingut, një reformë që shqiptarët kanë 25 vite që e presin, tani duke bllokuar celjen e negociatave është kulmi, por ne do të vazhdojmë të financojmë reformën në këtë buxhet”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>