Ka than' i moçmi: 

"Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë."

 
                                                                                        -Gjergj Fishta

Rama: Do demaskojmë publikisht hotelet në Tiranë që vjedhin ujin, të mos luajnë me zjarrin

Nga Media 0

Rama ka paralajmëruar nga Lezha të gjitha bizneset kryeqytetase që vjedhin ujin e pijshëm se do të ndiqen penalisht dhe do të demaskohen publikisht.

Sipas kreut të qeverisë 1 shkurti është data kur bizneset dhe qytetarët do të fillojnë të penalizohen për lidhjet e paligjshme.

“Po të shikojmë edhe tek uji ka shumë biznese që nuk e paguajnë në mënyrë të rregullt. Ka edhe hotele në mes të Tiranës që deklarohen sikur furnizohen me pus, në fakt furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësve. U bëj thirrje këtyre mega-gënjeshtarëve, të pasurit e këtij vendi, të mos luajnë me zjarrin, se do bëhen shembull publik, jo vetëm do ndiqen penalisht, por do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqarë në mes të qytetit. Të vazhdojmë të rrisim ndjeshmërinë për ata që kanë lidhje të paligjshme uji. Qeveria do subvencionojë qytetarët në nevojë për instalimin e matësave. Nga 1 shkurti do ketë penalizime për lidhjet e paligjshme”, tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej