Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama brenda nesh dhe Rama jashtë nesh

Nga Media 0

Nga Eona Caslli

Nuk kam frikë nga Rama që ndodhet në Kryeministri. Ai është vetëm një individ dhe ndodhet jashtë nesh. Kam frikë nga Rama që ndodhet brenda nesh, të cilin e has dendur në këtë qytet.

Me Ramën brenda nesh përballem në mëngjes, në drekë, në mbrëmje; në supermarket, në rrugë, në zyrë, në kafene. Duket se ai gjendet kudo.
Rama nuk është i vetëm dhe nuk është një. Rama i dytë është brenda nesh.

Është brenda rutinës sonë, brenda një bisede krejt të zakonshme, ku qëllimisht nuk ia njohim vlerat një miku, një kolegu apo qoftë edhe një fqinji.

Është brenda nesh, për sa kohë që “ padrejtësi” quajmë vetëm, ngjarjen e mbrapshtë që ndodh në shtëpinë tonë, ndërsa ngjarjen e mbrapshtë që ndodh në shtëpinë e fqinjit e lëmë të paemër.

Është brenda nesh, kur përpiqemi t’i shmangim përgjegjësitë dhe t’i zhvendosim diku gjetkë.

Është brenda nesh, kur orvatemi të zhvlerësojmë tjetrin me qëllim për të lartësuar vetveten.

Post Scriptum- A nuk do të ishte më mirë të kundërshtonim Ramën që ndodhet brenda nesh e mandej Ramën që ndodhet jashtë nesh?!

Rama jashtë nesh , ekziston vetëm falë Ramës brenda nesh.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej