Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Rama-Berisha, vazhdojnë betejën e akuzave në kuvend

Nga Skenderi 0

Ashtu si dhe pritej, kryeministri Rama nuk ka mundur t’i shpëtojë tundimit për të shpotitur kundërshtarin e tij gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend. Kreu i qeverisë lëshoi “të fortat” e tij, kur ish-kryeministri Berisha sapo ka hyrë në sallë. Ky i fundit, nuk e ka lënë rastin të shkojë që t’i kundërpërgjigjet Ramës, duke e kthyer sërish Kuvendin në Estradë Ballshi.

Rama: Hajde Sali se i zuri gjumi këta

Berisha duke hyrë në sallë: O Xhemal, ku i ke kunetërit?

Meta: Ju lutem me qetësi

Rama: Ulu Sali se të paska humbur shamia

Berisha: O Xhemal, ku i ke kunetërit?

Rama: Ulu të të hapen sytë, se je përgjumësh

Rama: Sali je unikal nuk konkurrohesh dot, je i vetmi shqiptar që nuk e njeh kunatin. Je prezantuar më mbrapa apo e ke parë tek filmi…

Vijon Rama: Dua të të referoj që Halimi mbajti një fjalim se ai shkuan pastaj vjen reciton, këta të tjerët i recitojnë përmendësh.. Si thotë dot Halimi ato që thua ti, nuk e ka potencën tënde. Halimi është rapsod i vogël, nuk ka potencën tënde…Në këtë pikë nuk është rastësi që je aty 25 vite dhe aty do jesh edhe 25 vite të tjera. Cdo kryetar njerin vesh duhet ta ketë tek dora jote, siç bëre me Lulzimin…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej