Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: As dorëheqje, as zgjedhje. Kundërshtarët në krizë

Nga Media 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për “Corriere dela Sera” pas protestës së 16 shkurtit, Rama thotë se opozita është në krizë.

Pyetje: Demonstrata e së shtunës dhe sulmi në ndërtesën e qeverisë janë pasqyruar në të gjithë botën. Çka po ndodh atëherë në Shqipëri?

Rama: “Asgjë nuk po ndodh. Nëse ka ndonjë gjë, është një krizë e thellë e opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo pakicë është më e dobët se në zgjedhjet e vitit 2017: nëse do të votonim nesër do të merrnin më pak vota ».

Por opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ka akuza shumë të rënda ndaj jush për mashtrim zgjedhor, korrupsion. Ai thotë se ju jeni i lidhur me krimin e organizuar.

Rama: “As nuk i përgjigjem këtyre akuzave. Unë jam i shqetësuar vetëm sepse kjo politikë e hedhjes së baltës nuk i ndihmon ata dhe as vendin. Shpresoj që sa më shpejt që të jetë e mundur të vënë arsyen mbi këtë dëshpërim.

Opozita bën thirrje për dorëheqjen e tuaj. Çfarë do të bëni?

Rama: “As nuk mendoj. Kam pasur një mandat të qartë nga populli, kemi një shumicë të qartë në Parlament dhe në fund kam një detyrim ndaj qytetarëve të mi. Unë nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. Detyrimi i vetëm është kontrata me popullin shqiptar që na dha votën për të qeverisur “.

Pra, pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe të huaj nuk duhet të kenë frikë nga asgjë?

Rama: “Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t’i japë Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë që e kisha instaluar në oborrin e ndërtesës së qeverisë “.

Rama nuk mohon problemet por…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, nuk i mohon problemet e vendit si korrupsioni, drejtësia, pakënaqësia e të rinjve dhe trafikimi i drogës.

“Por qeveria ime po bën atë që askush tjetër nuk ka pasur guximin të bëjë për të eliminuar këto sëmundje nga shoqëria”, thotë ai në një intervistë me Corriere.

Kryeministër, organizatat ndërkombëtare theksojnë nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri.

Rama: “Se në Shqipëri ka korrupsion, kjo është jashtë diskutimit. Është atje dhe është një problem. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta zhdukur atë.”

Po, por ju keni qenë kreu i qeverisë për pesë vjet e gjysmë.

Rama: “Më lejoni të them se jemi të përkushtuar maksimalisht në reformën e drejtësisë: kurrë më parë nuk kemi luftuar aq shumë korrupsionin dhe po punojmë që administrata publike të ketë imunitet ndaj ryshfeteve”.

A po arrin sukses?

Rama: “Është e qartë se është një luftë e gjatë: rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë.”

Të dhënat makroekonomike tregojnë se papunësia po bie, madje edhe tek të rinjtë. Por në mesin e të rinjve ka pakënaqësi …

Rama: “Sot, Shqipëria tregon të dhëna shumë pozitive, vetëm lexoni shifrat e Bankës Botërore. Kjo nuk do të thotë që ne kemi zhdukur papunësinë ose kemi zgjidhur problemet e të rinjve, por kjo do të thotë që ne jemi në rrugën e duhur ».

Dhe pastaj është dhe plaga e gjyqësorit, me gjyqtarë që japin vendime në këmbim të ryshfeteve. Çfarë po bëni?

Rama: “Atë që askush nuk e ka pasur guximin të bëjë në vend dhe në Ballkan, e që gjithashtu e thekson Bashkimin Evropian.Ne po kryejmë një reformë që i heq magjistratët dhe gjykatësit e korruptuar nga gjykatat “.

Një problem tjetër është trafikimi i drogës që vazhdon të jetë i përhapur në pjesë të ndryshme të vendit…

Rama: “Nuk mund ta mohoj. Por vetëm pak ditë më parë Guardia di finanza italiane paraqiti raportin e vitit 2018 mbi luftën kundër kanabisit në Shqipëri dhe rezultatet janë spektakolare për sa i përket fenomenit që po luftohet nga qeveria ime “.

Protesta e studentëve javë më parë ju bëri të ndryshoni disa ministra të ekzekutivit tuaj. A do të thotë kjo se manifestimi ishte i drejtë?

Rama: “Ishte një sfidë e sinqertë, ku studentët e universitetit denoncuan probleme të vërteta. Kjo është arsyeja pse ne i dëgjuam dhe u përpoqëm të pranonim kritikat e tyre “.

http://www.oranews.tv/article/kryeministri-rama-doreheqje-zgjedhje-kundershtaret-ne-krize

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej