Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Akropoli u shpëtua nga një shqiptar

Nga Skenderi 0

rama

Tërbohen grekët: Kryeministri i Shqipërisë nuk e di historinë

Mediat greke kanë komentuar sot deklaratën e kryeministrit Rama , i cili një ditë më parë në një postim në Facebook, shkruante se Akropoli u  shpëtua falë një shqiptari.  Ata e kanë quajtur gjithë këtë deklaratë, ironike dhe të papranueshme duke shtuar se është qesharak fakti që Kryeministri shqiptar ka harruar pjesën kryesore të historisë.

Gjithashtu të tjera media greke e quajnë një hedhje benzine në zjarr nga ana e kryeministrit Rama.

“Me ofensivë të paparë, nacionalizëm ekstrem ka reaguar kryeministri shqiptar Edi Rama në deklaratën e ministrit të Jashtëm grek për banesat në Himarë”- shkruajnë mediat greke.

ProNews shkruan se Rama nuk është aspak në dijeni të historisë së vërtetë të Akropolit: “Edhe një herë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për çështjen e Himarës.

Edi Rama publikoi në adresën e tij në Facebook një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që i kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën. Duket se Zoti Rama ka harruar pjesë kryesore të historisë për arsyen se Gjergj Dushmani nuk ishte as arianitas, dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm. Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur” shkruajnë mediat greke.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>